Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje në fshatin Kaqibeg të Podujevës, me ç’rast janë vjedhur pajisje elektronike nga shtëpia.

Nuk raportohet për ndonjë të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë kanë ndodhur edhe dy aksidente trafiku pa lëndime në njerëz, një në fshatin Gllamnik dhe një në fshatin Peran.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 9 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info