Policia e Stacionit të Podujevës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje në fshatin Majac të Podujevës ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë grabitur 750 euro, njofton Llapi.info.

Sipas policisë, personat e maskuar kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit derisa ai ishte aty dhe kanë grabitur paratë (750 euro) të tij, duke i shkaktuar edhe lëndime.

Policia njofton se ankuesi është në tretman mjekësor dhe duke demoluar shtëpinë e tij.

Rasti është duke u trajtuar.

Poashtu, Policia e Stacionit të Podujevës njofton për një prishje të rendit dhe qetësisë publike në fshatin Pollatë, ku sipas ankuesit ai është fyer due sulmuar duarthatë nga i dyshuari.

Rasti është duke u trajtuar.

Ndërsa, sipas policisë, gjatë 24 orëshit të fundit janë shqiptuar 13 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info