Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Përpellac ka ndodhur përsëri një vjedhje e drujëve, derisa, në rrugën “Skëndërbeu” në Podujevë është konfiskuar një armë zjarri dhe katër fishek municion.
Në fshatin Përpellac të Podujevës edhe dje ka ndodhur një vjedhje e drujëve. Ankuesi e ka paraqitur rastin në polici, ndërsa, ende nuk është identifikuar vjedhësi. Policia është duke e hetuar rastin.
Një vjedhje e tillë në fshatin Përpellac ka ndodhur edhe para dy dite.
Ndërsa, në qytetin e Podujevës, më saktësisht në rrugën “Skëndërbeu” dje është konfiskuar një armë zjarri dhe katër fishek munision.
“Policia ka marrë informatën për një armëmbajtje pa leje nga ana e një personi. Ajo ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast ka gjetur një armë zjarri dhe katër fishek municion. Të gjitha këto janë konfiskuar. Personi është i lirë, derisa, prokuroria është duke e shqyrtuar rastin”, ka njoftuar Policia e rajonit të Podujevës.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 15 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info