Një lokal është thyer mbrëmë në orët e vona të mesnatës në rrugën “Fitorja” në Podujevë. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur, komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi.

Sipas Bislimit, sot rreth orës 08:00, Stacioni Policor në Podujevë është kontaktuar nga pronari i një lokali në rrugën “Fitorja”, i cili ka raportuar se lokali i tij është thyer mbrëmë. “Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku po vazhdojnë hetimet në fazën e parë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ende nuk ka bërë të ditur emrin e lokalit dhe dëmet që janë shkaktuar për shkaqe operacionale.

Llapi.info posa të ketë informata më shumë lidhur me ngjarjen do të ju informoj./Llapi.info