Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë kanë ndodhur dy vjedhje.
Njëra në fshatin Obranqë të Podujevës, me ç’rast janë vjedhur derivate. Ndërsa, tjetra në fshatin Popovë të Podujevës, ku është raportuar një vjedhje e pyllit.
Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me rastet.
Po ashtu, sipas policisë në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 11 gjoba për kundërvajtje./llapi.info