Një person mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje, pasi i njëjti një ditë më parë ka vjedhur 295 euro nga portofoli i një femre K/Shqiptare në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info