Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje në shkollën fillore të fshatit Buricë, me ç’rast është vjedhur një kabllo.

Lidhur me këtë rast policia nuk ka dhënë informata tjera.

Po ashtu, policia e rajonit të Podujevës, raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Lluga ka ndodhur një tentim vjedhje nga oborri i shtëpisë, si dhe një dëmtim prone në fshatin Gllamnik, me ç’rast është dëmtuar një dritare e shtëpisë nga persona të panjohur.

Policia njofton se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 19 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info