Skuadra e Llapit ka prezantuar transferimin e ri dhe vjen nga jashtë.
Sulmuesi nga Meksika, Jose Cobian është ardhja e re tek skuadra kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.
Cobian është 24 vjeçar, kurse vlera e tij momentale në treg është 500 mijë euro.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se skuadra kosovare ka shpenzuar 150 mijë euro për kartonin e tij, me klubin që tashmë zotëron të gjitha të drejtat e plota për të.