Janë duke u mbajtur Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Komunën e Podujevës, ku në këtë garë janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Por kjo nuk është hera e parë që garojnë këta kandidatë. Ata kishin garuar për pozitën e deputetit në zgjedhjet e vitit të kaluar, në ato të vitit 2019.

Ndërsa sipas rezultateve të publikuara në KQZ, më së shumti vota në Podujevë kishte marrë Shpejtim Bulliqi nga VV-ja. Ai kishte grumbulluar 4717 vota.

Pas Bulliqit, Nexhmi Rudari nga LDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit kishte marrë 3841 vota në Podujevë.

Ndërsa Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të mbledhë 2394 vota.

Podujeva ka mbetur pa kryetar që nga muaji shkurt, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.