E bënë vendin me shef të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Por, sikur me kryeministrin Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani nuk arriti të merrej vesh edhe me paraardhësin e tij, Avdullah Hotin, pas shkarkimit të Kreshnik Gashit.

As Kurti nuk pati pajtim me ish-pressidentin, Hashim Thaçi, sidomos në rastet kur me Kushtetutë kërkohet dakordimi i dy krerëve të shtetit.

Këta dy kishin qëndrime të kundërta edhe për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Edhe për vendimet e qeverisë për kthimin e ambasadorëve dhe konsujve me mandatë të skaduar. Nga shtatë të tillë, Thaçi pati dekretuar vetëm atë të Vlora Çitakut.

Vazhdimi i raporteve jo të mira president-kryeministër, sipas njohësit të Kushtetutës Mentor Beqiri, do të ishte i dëmshëm për shtetin.