Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim Ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, prit në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar sot Podujevën.
Me këtë rast zonja Osmani e ka uruar kryetarin Bulliqi për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe i ka uruar suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë.
Kryetari Bulliqi e ka falënderuar u.d. të Presidentes Vjosa Osmani për vizitën dhe ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës.Pas takimit, kryetari Bulliqi dhe u.d.
Presidentja Osmani kanë bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci./Llapi.info