Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23-vjetorin e vdekjes së njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap, Ilir Konushevci, ka thënë se ai që nga vitet e 90-ta, idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.
Kështu u shpreh Osmani në një postim në Fcebook.
“Fillimisht me grupin “Shqiponjat”, në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe gjërave të njerëzve në Kosovë, e më pas në radhët e UÇK-së, duke u bërë prijetar i saj në zonën e Llapit dhe furnizuesi i pashoq me armatim.”
“Iliri dhe liria janë një. Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën. Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij!”
“Ai ra për të na lënë neve pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilirin”, shkroi Osmani.