Është mbyllur rundi i parë i votimit për president. Derisa, Komisioni ka bërë vlerësimin e votave në kuti, të cilat rezultuan vetëm 78 sosh. Të pa mjaftueshme për kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.
Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë.
Ata nuk janë parë duke votuar, derisa Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala kanë marrë pjesë në votim, po nuk janë parë ta plotësojnë fletëvotimin për President.