Kandidatja për Presidente dhe bartësja e listës “Guxo” Vjosa Osmani, ka deklaruar se ata synojnë të marrin më shumë se 61 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

.“Ne synojmë ti kemi më shumë se 61 deputetë. Pastaj janë edhe 10 votat nga komunitet joserbe për formimin e Qeverisë” tha Osmani.


Tutje Osmani ka theksuar se 14 shkurti do të sjellë një realitet komplet tjetër politik.
“14 shkurti do ta sjellë një realitet komplet tjetër politik. Duke e parë atë që e shohim çdo ditë në zemrat dhe sytë e qytetarëve dhe do ta lehtësojë këtë çështjen e koorumit” deklaoi Osmani në Rubikon.