Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë, Vlora Ceraja-Hajdini ka përmirësuar adresimin e reagimit të saj lidhur me postimin e komunikatës për media të Qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Fillimisht Ceraja-Hajdini ka reaguar ndaj shkrimit të portalit Llapi.info ndërsa më vonë ka kuptuar se ato që janë të shkruara në komunikatë nuk janë qëndrime të Llapi.info-s por janë qëndrime të lëvizjes Vetëvendojse në Podujevë dhe kështu ajo e ka përmirësuar reagimin e saj.

Ky është reagimi me përmirësime i Vlora Ceraja- Hajdini:

REAGIM
Lidhur me deklaratën për media të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë e botuar në portalin- Llapi.info, me datë: 26.03.2016 me titull “ Në Podujevë pezullohet aktivisti i Vetëvendosjes ”!
Është fakt se ndaj nxënësit Rinor Hajrullahu është marrë masë, pezullim i përkohshëm nga mësimi për një muaj nga dt. 25.03.2016 – 25.04.2016 me arsyet e dhëna në vendimin e Sh.M.L.T. “ Fan S. Noli “ në Podujevë.
Njoftojmë opinionin se të thënat në shkrimin e datës së cekur më lartë nuk janë reale , ngase ndaj nxënësit nuk janë përdorur shprehje ofenduese përkundrazi jemi munduar ta zgjedhim në mënyrë pedagogjike dhe gjithësesi ligjore në bazë të udhëzimeve administrative të lëshuara nga MASHT.
Nuk e kemi kuptuar qëllimin se pse janë shkruar shprehjet e cekura të cilat ne nuk i kemi thënë. Ne jemi Institucion për edukativo arsimor, ndërsa biseda e zhvilluar në zyrën e drejtoreshës nuk është aspak e vërtetë se është zhvilluar me ” presion” dhe “shantazhë” , por biseda ka qenë e orientuar që nxënësit ti shpjegohet se aktivitetet politike janë të ndaluera në mesin shkollor, ngase mundë të vie deri te ndasia dhe konfliktet në mes nxënësve
Andaj, nga vërjtjet e më herëshme për shkakë të sjelljeve të tij në kundërshtim me rregulloren e shkollës dhe udhëzimet administrative mos përfillja e nxënësit lidhur me këshillat tona për rastin konkret, si pasojë ka ardhë deri te vendimi për suspendim, i cili është marrë komform Udhëzimit administrativ nr .06/2014 Neni 3 pika 1.1 ,1.3 dhe Neni 4 pika 3.
Podujevë
Më.27.03.2016
Drejtoresha:
Vlora Ceraja Hajdini