Familja Statovci nga Komuna e Podujevës ka nevojë për ndihmë financiare, njofton Llapi.info
Kjo, pasi që vogëlushi i tyre 5 muaj e gjysmë, Unik Statovci tash e tre muaj është i sëmurë, siç kanë njoftuar familjarë të tij, në Beograd është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV).
Vogëlushi fillimisht ka nisur trajtimin në QKUK, por pastaj është dërguar në në spitalin Tirsova të Beogradit, ku gjendet qe 10 javë dhe ende është në stacionin intenziv.
Meqenëse, mesatarja e qëndrimit një natë në stacionin intenziv të spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€ dhe nuk dihet se do të zgjasë mjekimi i vogëlushit, familja Statovci kërkon ndihmë financiare.
Ky është postimi i plotë:
Kemi nevoj per ndihmen tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjymë ) tash e 3 muaj është i sëmur,ku tash e 2.5 muaj është i shtrir në Spitalin Tirsova të Beogradit. Mjekimi i tij filloj njeherë në QKUK-intenzivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyru me marr rrugë jasht vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dergu dikun në Europ ishim të detyruar ta dergojm në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhan rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirsim e sipër mirpo me hapa shumë të ngadalshëm. Deri tash, bashk me ndihmën e Familjarve, miqve e dashamirve ja kemi dal disi ti mbulojm kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intenzivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqsisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kerkojm ndihm te të gjithë populli
Allahu ju shpërbleft me Respekt:
Prindërit e Unikut
Valmir dhe Valdrina Statovci
dhe gjithë Familja Statovci
Valmir Statovci
BKT
Nr i Xhirollogaris : 1901573890321122
Iban : XK051901573890321122
SWIFT CODE: NCBAXKPR