Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit ka zënë vend edhe në mediat serbe.
Shumica e medieve në shtetin fqinj kanë raportuar për vdekjen e të parit të FFK-së.
Gazetat serbe e quajnë Vokrrin si legjendë të Partizanit.
“Vokrri është një nga legjendarët e Partizanit. Ai ka luajtur tri sezone në Partizan ku në 55 ndeshje ka shënuar 18 gola. Vokrri ka qenë edhe futbollist i ish Jugosllavisë ku në 12 ndeshje kishte realizuar gjashtë gola”, shkruajnë mediat serbe.