Asnjë pajisje mjekësore nuk ka ardhur deri tash nga Ministria e Shëndetësisë për objektin e ri të Maternitetit në Podujevë që është paraparë për të funksionuar edhe si spital për këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Premtimi që kreu i Podujevës, Agim Veliu, kishte marrë nga ministri, Imet Rrahmani, ende nuk është përmbushur. Fillimi i vitit 2016, sipas një deklarate të Veliut në vitin e kaluar, do ta gjente këtë objekt me të gjitha pajisjet mjekësore. Por kjo ende nuk ka ndodhur.

Asnjë përgjigje nuk e kanë dhënë zyrtarët komunalë për këtë. Kanë vendosur të heshtin. Ndërkohë, Agim Veliu, vitin e kaluar ishte shprehur para këshilltarëve komunalë shumë i sigurt për këtë… (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)