Votimi i buxhetit të shtetit mund të shembet për shkak të dy votave.

Në votimin për të kanë marrë pjesë edhe Rrustem Mustafa e Latif Gashi, pasi atyre u është shqiptuar dënimi i formës së prerë, me të cilin e humbin mandatin e deputetit.

Ata nuk e kanë dorëzuar, e as Kuvendi nuk ka iniciuar marrjen e mandatit, pavarësisht se Kushtetuta saktëson humbjen e tij.

Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit parasheh rastet kur një i zgjedhur i popullit humb mandatin. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)