Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, njofton Llapi.info.

Duke hedhur votën e tij, Veliu ka apeluar te qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë.

“Unë kreva obligimin qytetar duke shfrytezuar të drejtën për të votuar. Duke urua për një proces të rregullt dhe demokratik zgjedhor, ftoj qytetarët të marrin pjesë në votime. Votoni për një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Veliu në Facebook./Llapi.info

Image may contain: 4 people, people standing and indoor