Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka nisur sot procesin e votimit në Fakultetin Teknik.
Daka pas votimit, në një deklaratë për media ftoi të gjithë qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID-19, ndërsa partitë politike rregullat e KQZ-së.
“Posa e përfundova obligimin kushtetues dhe si kryetare e KQZ-së mund të them tashmë se kemi bërë të gjitha përgatitjet”, tha Daka.
Ajo tha se sot tërë procesin ia dorëzojnë subjekteve politike dhe votuesve, pasi KQZ ka kryer detyrat e saj dhe tani më vetëm monitoron mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së ftoi qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID-19.
Daka po ashtu ftoi subjektet politike që të respektojnë rregullat e KQZ-së, ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën.