Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-së, Hajredin Hyseni, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Fikrija dhe vajza Lenda, ka votuar në vendbanimin e tij, në fshatin Ballofc.

Ai pas kryerjes së obligimit, përmes një statusi në Facebooku ka bërë thirrje votuesve që të dalin dhe kryejnë obligimin e tyre qytetar.

“Falenderoj të gjithë bashkëvendasit e mij për sjellen e qytetruar që e treguan deri më sot. Kërkoj që të vazhdojnë të veprojnë kështu deri në mbylljen e kutive. Të votojnë kandidatin për të cilin mendojnë se është më i miri. Urime!”- tha me këtë rast Hyseni.

T