Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, vranësirat nuk do të jenë stabile dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm.

“Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.