Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Gjilani.
Klan Kosova mëson se dorasi i këtij akti, është Liridon Uruqi, ndërsa i njëjti ishte i njohur për autoritetet për shkak se edhe më herët ai ishte arrestuar për përfshirje në raste si plagosje e rrahje.
Sipas disa imazheve të cilat Liridon Uruqi ka ndarë përmes llogarisë së tij të rrjeteve sociale, ai është parë shpesh i shoqëruar nga figura publike.
Në profilin e tij në facebook, 26 vjeçari, ka të publikuara fotografi me politikanët kosovarë si kreun e tanishëm të Skënderajt, Bekim Jasharin, Kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafën, deputetin Daut Haradinaj, si dhe me kreun e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zyrtarëve të tjerë, njofton Klan Kosova.
Fotografitë e tilla të shoqëruar nga politikanët kosovarë duket se janë shkrepur gjatë pjesëmarrjes së tyre në takime në komuna apo vizita të ndryshme.