Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin.

I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur.

Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.

Dy të dyshuarit që ndodhen prapa grilave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Për këtë rast të rëndë ka reagur edhe disa nga ftyrat e njohura të showbizz-it, e fundit e cila ka reguar për këtë ngjarje ka qenë këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Lidhur me këtë rast tragjik ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” për Lulzim Fejzullahinajo ka cilësuar si një engjull.