Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 16 prill në rastin e të miturve G.H., R.G., dhe L.Ll. Çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.
Personat në fjalë ishin shpallur fajtor nga ana e shkallës së parë për rastin e vrasjes së Aulon Zekës.
G.H. ishte shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve“ me ç ‘rast ishte dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim,
E mitura R.G. për veprën penale “Dhënie e ndihmës se kryesit, pas kryerjes se veprës penale”, Asaj gjykata i kishte shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo- korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.
Ndërsa të miturit L.Ll. për shkak të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve” i ishte shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes se shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj,
Kolegji prej tre gjyqtarësh i Apelit, pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar por e dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i gjykatës se instancës më te ulët duhet të anulohet pasi që i njëjti përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.