Vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën ditën e martë, i kishte paraprire një konflikt i mëhershëm në mes të ndjerës Valeriana Nrecaj dhe bashkëshortit të saj Pjeter Nrecaj.
Çifti ishin të martuar për 16 vjet dhe pas një konfliktit të brendshëm janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar.
Ditën e djeshme Pjeter Nrecaj ka shkuar tek Valeriana me qëllim të rregullimit të raporteve. Këtu e ndjera ka treguar për mosmarrëveshjet që kishte pasur me bashkëshortin, të cilat janë të pasqyruara edhe nëpër raportet policore.
Më pas Pjetri ka dalë nga ky takim në drejtim të panjohur dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese viktimës, e cila rreth orës 16:00 e ka paraqitur rastin në polici si kanosje.
Sipas Kryeprokurorit Ali Selimaj, pas lajmërimit të rastit njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e Pjetër Nrecaj, mirëpo nuk ia kanë dalë ta gjejnë.
Rreth orës 21:00 43 vjeçari Pjeter ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Bretkoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.
Kryeprokurori gjithashtu ka bërë të ditur se ndaj Pjetrit është ngritur aktakuzë, ndërsa i dyshuari është në paraburgim prej 30 ditësh.