Të mërkurën, një vrasje ka ndodhur në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci por jeton në Gjermani.
Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.
Një grua kosovare është vrarë nga bashkëshorti i saj, teksa dorasi pas kryerjes së aktit e lajmëroi përmes telefonit djalin e tij.
Siç raportohet, Leonora Cena Nurkasa është emri i viktimës kurse dorasi është Bekim Nurkasa.
