Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Ganimete Musliu, ka thënë sot se për vrasjen e ndodhur ditë më parë në objektin e AKI-së, do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë akterët e këtij institucioni.
Ajo po ashtu tha se brenda këtij komisioni ka vullnet edhe për shkarkmin e inspektorit të AKI-së, mirëpo për një vendim të tillë ajo shtoi se nuk do të nguten.
“Sot kishte një vullnet dhe gatishmëri që të kërkohet shkarkimi i inspektorit, por nuk do të ngutemi me këtë vendim për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, ka thënë ajo, shkruan lajmi.net.
Musliu po ashtu se konfirmoi se arma e përdorur për kryerjen e këtij krimi ka qenë pa leje, mirëpo tha se për këtë rast do të thirret në raportim edhe vetë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni.
“Sot nuk është dalur me shkarkimin e inspektorit, por ka vullnet për këtë gjë. Mirëpo ne mendojmë që pëgjegjësi duhet të kërkohet edhe nga hierarkia e këtij institucioni. Në këtë komision do të kërkohet edhe raporti i drejtorit të AKI-së. Rasti që ka ndodh nuk ka përkatësi politike, dhe nuk duhet të ketë vendime të njëanshme”, ka thënë ajo.
“Arma ka qenë pa leje. Ne do t’i thirrim në përgjegjësi të gjithë, dhe deri sa të thirrim edhe drejtorin për raportim pastaj do të dalim me rekomandime”, ka thënë ajo.