Pas një mosmarrëveshje, një person i dyshuar, me veturën e tij kishte sulmuar viktimën mashkull duke tentuar që ta godasë atë derisa ishte ulur në një tavolinë tek një furrë e bukës në fshatin Besi të Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima kishte shpëtuar pa lëndime ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkaktuar dëme materiale në derën e hyrjes së furrës.