Policia e rajonit të Podujevës raporton për llapi.info se në 24 orët e fundit në fshatin Murgull të Podujevës ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Sipas policisë, i dyshuari ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës. Viktima nuk ka marrë lëndime trupore.

Në vendngjarje janë gjetur katër gozhda të armës. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri është në arrati.

Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i pronës së të dyshuarve.

Lidhur me motivet e ngjarjes policia nuk ka dhënë informata./Llapi.info