Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, në ora 16:30 ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (të mitur), pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë.

Policia veprimin e këtillë të të miturve e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Llapi.info