Ylli i Bollywoodit, Salman Khan, është dënuar me pesë vjet burg për shkak të vrasjes së antilopës në vitin 1998-të.
Këtë vendim e dha sot një gjykatë indiane, ndërsa e ka gjobitur aktorin e botës indiane të filmit, me 154 dollarë amerikanë për shkak të kësaj vepre, njofton Klan Kosova.
Khan vrau antilopë, një specie e mbrojtur, në shtetin perëndimor të Rajasthan ndërsa po realizonte një film.
Katër aktorë të tjerë që luajtën me të në film dhe u akuzuan gjithashtu për veprën penale u liruan.
Khan, 52 vjeç, mund të ankohet kundër aktgjykimit në një gjykatë më të lartë.
Korrespondentët thonë se ai do të duhet të kalojë të paktën disa ditë në burg.