Një i dyshuar që po ndiqej në lidhje me vrasjen e tre grave, është kapur në një hapësirë varrezash në Angli.

Kyle Clifford, 26-vjeçar, është dërguar në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të komentatorit të garave në BBC, John Hunt, në shtëpinë e tyre në Bushey, Hertfordshire.

Policia pas kërkimeve lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se këtë pasdite Kyle Clifford u gjet në zonën Enfield nga oficerët.

“Ai është duke marrë trajtim mjekësor pasi u gjet me lëndime. Nuk ka pasur të shtëna nga policia”, thuhej tutje në njoftim.

Carol Hunt, 61-vjeçare, Hannah Hunt, 28-vjeçare dhe Louise Hunt, 25-vjeçare, u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi në Ashlyn Close, Bushey, pak para orës 19:00 të martën, dhe të tria vdiqën në vendngjarje.

Clifford ishte larguar nga ushtria britanike pas një periudhe të shkurtër shërbimi në vitin 2022, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Hetuesit apelojnë te kushdo që ka informacion ose pamje, të kontaktojë drejtpërdrejt policinë dhe të përmbahen nga komentet në mediat sociale pasi kjo mund të ndikojë në ecurinë e rastit.