Klina është tronditur nga një ngjarje tragjike e cila ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Personi i dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar, ndërsa akoma nuk dihen motivet që çuan deri tek vrasja.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.
Ndërkaq, sipas burimeve viktimat janë nga familja Shlivova.
Rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:15 në shëshin “Mujë Krasniqi”, ku fillimisht u raportua për një person të vrarë, ndërkaq më pas ndërroi jetë edhe personi i plagosur, i cili u dërgua për trajtim mjekësor por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore bashkë me ekipet mjekësore nga emergjenca, ndërsa më pas edhe prokurori.