Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mesina të Italisë, ku një 22-vjeçare është sulmuar me thikë dhe ka humbur jetën në spital disa çaste më vonë.
Sara Campanella nuk ia doli t’i shpëtonte plagëve të marra në zonën e stadiumit në Viale Gazzi.
Vajza, 22 vjeçe, studionte për infermiere. Me origjinë nga Palermo, ku jeton familja e saj, ajo ishte në Mesina për studime.
Sipas asaj që raportojnë paraprakisht mediat, personi që e sulmoi me siguri ishte një i njohur i saj.