(E plotësuar)

Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media lidhur me vrasjen në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, vrasja ka ndodhur në fshatin Shtedim të Podujevës, ku nga plagët e marra, i vdekur ka mbetur I.S, 50 vjeçar./Llapi.info

Ja komunikata e plotë e Policisë:

Sot në orën 13:48 minuta, policia ka marrë informacionin se në fshatin Shtedim të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku viktima:

• I. S, mashkull, rreth 50 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia pak minuta pas raportimit të rastit, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT. Armë kjo që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Personi i arrestuar H.Sh, 62 vjeç, mashkull, po intervistohet brenda objekteve policore, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
—————————————————————————————————————————–
Një person është vrarë në afërsi të fshatit Ballofc të Podujevës. 
Llapi.info ka provuar të marr një prononcim zyrtar nga Policia lidhur me këtë vrasje, por Zëdhënsja për Informim në Stacionin Policor në Podujevë, Antigona Çitaku – Dibrani, e cila gjendet në vendin e ngjarjes ka thënë se për momentin nuk mund të japin informata lidhur me rastin.Ajo ka thënë  se Policia e Kosovës do të dal me një komunikatë për media lidhur me këtë rast.Çdo informacion shtesë lidhur me rastin, Llapi.info do tua bëjë të ditur./Llapi.info