Një person është vrarë me armë zjarri para pak minutave në Gjilan.

Policia dhe prokurori ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashanin ka thënë se më vonë do të dalin me informacion pasi që të gjitha njësitet përkatëse të policisë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes.