Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se do të kërkojë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ta shpreh qëndrimin e Rusisë për Kosovën në lidhje me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Vuçiq ka shtuar se është falënderues ndaj Rusisë pasi e ka përkrahur Serbinë në vazhdimësi, përcjell lajmi.net.

“Do të diskutojmë edhe për Kosovën, për faktin se Rusia e mbështet qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës besoj se është e rëndësishme të dal me qëndrim rreth tentimit të Kosovës për të hyrë në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq tani është duke qëndruar në Moskë në pritje për t’u takuar me presidentin rus.