Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke biseduar me udhëheqës nga e gjithë bota për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kështu ka thënë sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq duke shtuar se Vuçiq po bën përpjekje që të shmangë ‘përleshjet’ në këtë pjesë të Ballkanit, transmeton lajmi.net.

“2008-ta kur u deklarua shkëputja e Kosovës nga Serbia ishte vendim i pavend edhe pse një pjesë e botës perëndimore e ka njohur. Sot presidenti, Vuçiq është duke luftuar për të shpëtuar atë që ende mund të shpëtohet”, është shprehur Selakoviq.

Theksojmë se javën që shkoi, Vuçiq ka deklaruar se do të ketë bisedime me zyrtarë nga shtete të ndryshme ku do të diskutojë për çështjen e Kosovës.

Pas këtyre takimeve, presidenti serb ka thënë se do dalë me qëndrimin nëse Serbia do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes ku prezente do të jetë edhe Kosova.