Para se të niset për në Leshak, kreu i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një fajlim të shkurtër te diga e liqenit të Ujmanit.

Aty i është drejtuar gazetarëve dhe punëtorëve të hidrocentralit të Ujmanit.

“Nuk kam parë kaq shumë gazetarë në një vend. Punëtorët i falënderoj që kanë dal të më presin si dhe banorëve në hyrje që më kanë prit. Gazivoda ka fol për gjatësinë e saj. Gazovioda flet për betejat e rënda që i kemi me shqiptarët por shpresoj që do të merremi vesh për shfrytëzimin e ujit pasi që shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu”, ka thënë Vuçiq.

“Do të jem në çdo pjesë të veriut do të jem në Skenderaj dhe sot flas se duhet të ruajmë paqen stabilitetin dhe t’i përmirësojmë raportet me shqiptarët”, ka thënë ai, raporton KTV. “Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka shtuar më tej ai.

Ndër të tjera, Vuçiqi ka thënë se fjalimin kryesor do ta ruaj për nesër kur të shkojë në Mitrovicën Veriore.