Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Patriarkun i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, të cilit thotë së ia ka thënë hapur për krejt çfarë mendon lidhur me Kosovën dhe çështje të tjera, “dhe unë kam dëgjuar prej tij çdo gjë që mendon ai dhe Kisha Serbe.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq u tha gazetarëve se ai dhe patriarku kanë dëgjuar njëri-tjetrin derisa bisedonin për çështje kombëtare dhe shtetërore.
“Jam i kënaqur që më ka dëgjuar”, tha Presidenti serb, dhe shtoi se me Patriarkun biseduan për situatën e serbëve në Kosovë , pozitën e popullit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mali i Zi, por edhe për tendencat katastrofike demografike dhe nevojën për të ndërmarrë masa serioze dhe të përgjegjshme për mbijetesën e popullit serb, përcjell Telegrafi.
Vuçiq tha se e ka njoftuar patriarkun lidhur me përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel.
Sipas tij, patriarku e ka thënë hapur çfarë mendon lidhur me Kosovën dhe të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme, si dhe dëgjoi nga Patriarku çdo gjë ai dhe Kisha mendojnë.
Presidenti tha se në ditët e fundit është shënuar një veprim i fuqishëm spiunazhi, shkaku i së cilës Serbia erdhi në një situatë për të mbrojtur veten nga thashethemet.
“Tash ne duhet të jemi të lumtur? Ne duhet të jemi me fat që ndodhi diçka – formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, dhe jo që sot nuk na kanë vrarë. Ditët e fundit kemi pasur veprimtari nga qendra të ndryshme të fuqishme se diçka e tmerrshme po përgatitet, se si i kriminelët monstruozë nga Beogradi me kriminelë më të vegjël në Prishtinë diçka po përgatisin… Ai që e thotë këtë nuk duhet jetë vetëm qëllimkeq, por një i smëurë rëndë “, tha thotë ai.