Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka polemizuar me opozitën në lidhje me akuzën se “po përgatitet për ta dorëzuar Kosovën”.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, ai ka komentuar se nuk di “çfarë do të humbte dikush pas sundimit të tyre” dhe ka shtuar se “Kosovën s’e humba unë”.
Ai deklaroi sot se do të ofrojë zgjidhjen për Kosovën, nëse do të gjendet, dhe se për atë propozim do të deklarohet populli dhe “ai do të gjyqtari suprem”, raporton e përditshmja e Beogradit Novosti.
“Për tango duhen dy valltarë, nuk varet çdo gjë nga ne, do të punoj çdo ditë dhe do të luftojë çdo ditë, që të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Nëse e gjejmë, do t’ia ofroj popullit, le të flasë populli nëse dëshiron ose jo dhe populli do të jetë gjyqtari suprem”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur interesimit se sa kohë duhet për të gjetur zgjidhjen për Kosovën.
Një pyetje tjetër se si i komenton sulmet nga opozita, sipas të cilave pushteti po punon për ta dorëzuar Kosovën, Vuçiq u përgjigj se ai vetëm nuk di “çfarë do të humbte dikush pas sundimit të tyre”.
“Çfarë mund të humbi tjetër, cilën pjesë të Kosovës të cilën ende nuk e kanë dorëzuar. Unë mendoj se Serbia vetëm mund të fitojë në shumë aspekte, ndërsa më thoni ju se ç’është ajo që Serbia ende mund ta humbasë. Ku tjetër nuk kanë vënë kufi. Te Zubin Potoku kanë hapur pikën kufitare në Bërnjak, e kam bërë unë këtë apo Jeremiqi, Gjillasi, Obradoviqi i DSS. E vendosën ata pikëkalimin në Jarinë apo unë dhe a u shpall pavarësia e Kosovës në kohën e atyre apo timen. 17 shkurti ndodhi në kohën e tyre apo timen?’ ka pyetur me ironi Vuçiq. /Lajmi.net/