Në Bruksel sot po mabhet takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq, ndërsa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Ndërkohë në media dhe rrjete sociale kanë dalë pamjet e para nga ky takim, që po komentohet.

Një llogari me emrin Daniel Smith ka shpërndarë videon e takimit mes Kurtit e Vuçiqit dhe ka shkruar “duket sikur Vuçiqi do të nisë të qaj në çdo moment. Z. Drama”.

Ky takim është thirrur në ditën kur fillon faza e dytë e vendimit për targat, ajo e gjobitjes, ndonëse shqiptimi i gjobave është shtyrë për nesër.