Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bisedoi sot në Sofje me ambasadorin e Spanjës në BE, Pablo Garcia.
Ai ka falënderuar Spanjën për qëndrimin e saj ndaj Kosovës, transmeton lajmi.net.
Spanja është, i vetmi anëtar i Bashkimit Evropian, kryeministri i të cilës, Mariano Rajoy nuk po merr pjesë në samitin e BE-së – Ballkanin Perëndimor, por vendin po e përfaqëson ambasadorin Garcia.
Arsyeja e mungesës së Rajoy është Kosova. Kryeministri spanjoll kategorikisht refuzoi të ulen në të njëjtën tryezë me Hashim Thaçin apo ndonjë përfaqësuesi nga shteti i Kosovës.
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Rajoy qëndroi dje në Sofje, kur u takua me udhëheqës vendas dhe mori pjesë në mbrëmjen festive.