Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk pret që Prishtina të paraqes Draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) më 4 gusht në Bruksel.
Vuçiq i ka deklaruar kështu gazetës Politika, e cila konstaton se ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, ekipi udhëheqës serb në negociata në tre muajt e fundit është duke ka hartuar një propozim të statutit të ASK që do të paraqitet në Bruksel, përcjell Telegrafi.
Në prill janë bërë pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Kosova ishte e obliguar të formonte Asociacionin e Komunave Serbe.
Kur serbët nga Kosova kërcënuan se do ta formojnë vetë Asociacionin, Brukseli caktoi një afat kohor tremujor për Prishtinën, d.m.th. deri më 4 gusht të përfundojë puna për hartimin e Statutit të ASK.
Presidenti Vuçiq atëherë kishte thënë se nuk beson që Prishtina do të respektojë këtë afat, por Beogradi do të priste që, siç tha ai, në mënyrë që të mos akuzohen për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.