Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të bëjë çmos për të zgjidhur problemet që ekzistojnë për 100 vjet dhe njoftoi se qytetarët do të vendosin për të ardhmen e Serbisë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq, duke iu drejtuar qytetarëve të Vrnjacka Banja me rastin e shënimit të 150 viteve të turizmit në qytet, tha se “ne kemi shumë probleme për të zgjidhur”.
“Nëse ia dalim mbanë, mbetet të shihet”.
Ai vuri në dukje se nuk ka besim në “ata nga Prishtina dhe ata që i ndihmuan ata në shkatërrimin e Serbisë”, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojë dhe të bëjë çmos për të zgjidhur këtë problem.
“Nuk do të jemi frikacakë, por duam të jemi të guximshëm dhe të mos i lëmë fëmijët tanë në telashe”.
“Nga ju do të kërkojmë një gjykim përfundimtar për të bërë, dhe unë do të jap më të mirën, sepse qëllimi im nuk është që të bëhem i pasur gjatë mandatit. Unë dua të zgjidh problemet e qytetarëve serbë, të cilat janë probleme 100 vjeçe”, citohet të ketë thënë Vuçiq.