Është gjithnjë e më e qartë se ne po e kemi më të vështirë të dalim me një zgjidhje për Kosovën, ka thënë sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se ata që kërkojnë gjithçka, mund të marrin një “asgjë e madhe”.
Vuçiq ka thënë se në Serbi, ata të cilët janë po e akuzojnë, i kanë përpara deklaratat nga Evropa dhe Prishtinë se nuk do të ketë ndryshime në kufijtë e Kosovës, kjo do të thotë se ata mendojnë për kufirin e Kosovës së pavarur, transmeton lajmi.net.

“Unë prisja që kundërshtarët tanë politikë në Serbi të organizonin festë. Ata i dëgjuan deklaratat se nuk do të ndryshohen kufijtë. Ajo u tha nga Bashkimi Evropian, shqiptarët dhe të tjerët. Ata harruan tu thonë njerëzit tanë që kjo tregon se nuk ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai në Novi Sad.

Ai tha se janë duke punuar më të madhe për çështjen e Kosovës, kurse të tjerët po e përqeshin që po i mbron interesat kombëtare.

Sipas presidentit serb po bëhet gjithnjë e më e qartë se do të jetë e vështirë të arrihet një zgjidhje, por Serbia do të vazhdojë të jetë e gatshme të bëjë kompromis dhe të kërkojë atë që është e drejtë dhe racionale për shtetin serb.

“Ata që nuk bëjnë asgjë dhe presin të marrin shumë, le të gëzohen, gjithçka do të shkojë në drejtim të Serbisë që të mos marrë asgjë”, tha ai, shkruan Novosti.