Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur në një intervistë në RTS për një-vjetorin e marrjes së detyrës së presidentit, ka folur përsëri për temën e Kosovës.
Vuçiq deklaroi se është i shqetësuar për situatën në Kosovë. Sipas Vuçiqit “shqiptarët po duan të ndjellin frikë në veri të Kosovës”.
“Si njeri i përgjegjshëm dhe serioz jam i shqetësuar për situatën në Ksoovë. Çfarë më frikëson mua është qëllimi i tyre që të sjellin frikë dhe siklet te serbët në veri”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net.
Duke folur për ndalimet e fundit që Serbia po ua bën sportisëtve dhe artistëve nga Kosova, Vuçiq e përmendi rastin kur lojtarit e Crvena Zvezdës nuk u lejuan të zhvillojnë një lojë në Kosovë.
Lideri i shteti serb e la të hapur mundësinë për mbajtjen e një referendum për Kosovën.
“Mua më intereson vetëm që serbët të jetojnë më mirë. Përpjekje dhe energji e madhe është investuar në zgjidhjen e temës së Kosovës. Kur një zgjidhje është në horizont, unë do ta dalë para njerëzve dhe do t’ua them. Natyrisht edhe referendumi konsiderohet”, theksoi Vuçiq.
Ndryshe në fundin e muajit qershor është paralajmëruar vazhdimi i dialogut në nivel të lartë, mes Kosovës dhe Serbisë.