Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot dhe nesër po qëndron në Davos, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.
I pyetur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidenti i Serbisë tha se Kurti do të thotë se Putini i vogël do të bëjë luftëra në Ballkan me urdhër të Putinit të madh.
“Ai do të thonë gjëra të tmerrshme për Serbinë, e kam dëgjuar tashmë 500 herë. Dhe kjo është e tëra, kjo është retorika e tij. Edhe unë do të flas ashpër dhe kjo është e tëra. Për mua është e rëndësishme se kam pasur takime të rëndësishme këtu dhe se të gjithë po e shikojnë vetën, për të parë se si do të tejkalojnë këtë krizë. Për mua këto biseda janë të rëndësishme”, Vuçiq.